Kurti dhe zëvendës-shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nderojnë viktimat e sulmit të 11 Shtatorit
Sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zëvendës-shefen e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati nderojnë viktimat e sulmit të 11 shtatorit.
Sipas njoftimit homazhet mbahen në oborrin e Qeverisë së Kosovës në orën 09:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të ngarkuarën me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, bëjnë homazhe në nderim të viktimave nga sulmi i 11 Shtatorit, pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë”, thuhet në njoftim.
Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 2019 në oborrin e qeverisë është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të atij sulmi.
Nga ky sulm terrorist humbën jetën rreth 3 mijë viktima.