Lajme

​Kurti: Dita e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim, përgjegjësia është e përbashkët

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti përmes një urimi për Ditën e Gruas, ka thënë se 8 marsi kujton se barazia thërret për veprim.

Ai ka shtuar se në Kosovë, gratë po fuqizohen përmes punësimit, mbështetjes ekonomike dje rritjes së tyre në vendimmarrje.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim. Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë, ashtu që të drejtat e grave mos të mbeten vetëm në ligje dhe deklarata – por të garantohen me drejtësi reale, në jetën e përditshme kolektive, në përvojën individuale të secilës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, barazia nuk është vetëm premtim – është veprim. “Dhe ky angazhim vazhdon.”

“Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët!”, ka përfunduar Kurti. 

Të Ngjashme