Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka premtuar investim në pjesën veriore të Kosovës në mënyrë që siç ka thënë ‘të sigurohet integrimi i plotë edhe me infrastrukturë’.
Kurti ka thënë se kjo do të bëhet tani kur sipas tij shtrirja e kontrollit dhe çështja e sigurisë janë tema të kryera.
“Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesën veriore të vendit duke siguruar integrimin e plotë edhe me infrastrukturë tani që shtrirja e kontrollit atje dhe çështja e sigurisë janë tema të kryera”, ka thënë ai.
Të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar buxheti për vitin 2025 me vlerë prej 3.6 miliardë euro./teve1.info/