Lajme

Kurti e Hamza në takim për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri Albin Kurti është duke u takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit/es.

Të dy kanë arritur në Kuvendin e Kosovës, ndërsa takimi ishte planifikuar në orën 16:00. Ky është takimi i dytë i tyre për këtë temë.

Hamza ritakohet me Kurtin, pas mbledhjes që pati Kryesia e PDK-së lidhur me këtë çështje.

“Tash po shkojmë në takim, po maksimalizojmë përpjekjet që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, ka deklaruar Kurti.

“Tema e diskutimit është situata aktuale politike”, ka thënë Hamza shkurt para mediave, ndërkaq nuk është deklaruar për qëndrimet e subjektit që udhëheq në raport me kandidatin që do ta pranonin si president apo presidente të ardhshme./RTK/

Të Ngjashme