Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur takim me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Ndërkohë, Tëvë1 mëson se ftesë për takim KM i ka dërguar edhe PDK-së.
Burimet mësojnë se ftesën e ka pranuar Enver Hoxhaj, por sipas informacioneve nga PDK presin të mbajnë Këshillin Drejtues para çfarëdo vendimi në këtë drejtim.
Vetëm deri më 28 prill, partitë politika kanë kohë për të zgjedhur presidentin e ri. Ky afat është caktuar nga Gjykata Kushtetuese, në një veprim të kundërt, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.
Pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit tashmë e ka Albulena Haxhiu, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit. /teve1.info/
