Lajme

Kurti i rrit pagesat për lehonat nga ky muaj: 500 euro në muaj, pa i llogaritur shtesat për foshnjat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se rritja e shtesave për lehonat në Kosovë do të nisë së zbatuari që nga ky muaj, ndonëse fillimisht ishte planifikuar të hynte në fuqi në muajin korrik.

Sipas tij, nuk ka arsye që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet më tej.

“Nga 325.9 euro në muaj, duke filluar nga ky muaj, secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj, pa i përfshirë shtesat për foshnjën”, deklaroi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë.

Me këtë ndryshim, lehonat në Kosovë do të përfitojnë mbështetje më të lartë financiare mujore, në kuadër të politikave sociale të ekzekutivit.

Të Ngjashme