Lajme

Kurti i zbulon ministrat e Qeverisë së re

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin qeveritar, që duhet të sigurojë të paktën 61 vota nga 120 për të kaluar.

Lista e plotë e propozuar nga Kurti:Kryeministër Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,

Ministër i Financave, Hekuran Murati,

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti,

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, nuk e ka bërë asnjë ndryshim në ministri nga qeveria e kaluar.

Seanca për votimin e Qeverisë erdhi pasi Kuvendi është konstituuar dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila menjëherë ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë.

 

Të Ngjashme