Lajme

Kurti: KEK-u po forcon themelet e energjisë së të ardhmes, ndodhet në një moment historik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”.

“Që nga 19 dhjetor i vitit që sapo lamë pas, KEK-u është duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese, në mënyrë që të kontribuojë në sigurinë e furnizimit në këto ditë të ftohta fundvitit dhe fillimvitit kur konsumi është i lartë”, ka shkruar Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Pos tjerash, Kurti theksoi se: “KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë”.

Ai po ashtu foli për projektin që pritet të fuqizojë edhe më tutje këtë korporatë.

“Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MË kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MË kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtërishme”.

Kurti nuk la pa i falënderuar as punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut.

“Falënderoj punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen e përkrahjen për KEK-un në këto projekte transformuese”.