Lajme

 Kurti: Kosova dhe Shqipëria mbështesin njëra-tjetrën në proceset zhvillimore 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi kanë folur për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në takimin që u zhvillua të hënën në Prishtinë, Kurti e Peleshi thanë se dy vendet ndajnë aspirata të përbashkëta për integrim euroatlantik.

“Kryeministri Kurti vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria mbështesin dhe shtyjnë përpara njëra-tjetrën në proceset zhvillimore dhe integruese, duke i konsideruar arritjet si të përbashkëta dhe duke punuar me përkushtim për të ardhmen evropiane të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

U ritheksua se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë mbetet prioritet strategjik dhe një garanci e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien në rajon./teve1.info/

 

 

Të Ngjashme