Lajme

Kurti: Më 9 shkurt fitore me nokaut, dihet kush është Mohamed Alia në politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova s’ka qenë e as nuk do të jetë kurrë e Serbisë, por Kosova është Kosovë.

Ai këtë e ka thënë në një tubim që ka mbajtur me të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke folur për ndeshjen Rumani- Kosovë, e cila u ndërpre pasi lojtarët e Kosovës refuzuan të luanin pas thirrjeve anti-Kosovë.

Kurti ka përgëzuar kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani për tu larguar nga fusha e lojës pas atyre thirrjeve kundër Kosovës nga tifozët rumunë.

“Kosova kurrë s’ka qenë as nuk është e as s’ka me qenë Serbi. Kosova është Kosovë dhe është Shqipëri”.

Kurti ka komentuar edhe meçin e boksit ndërmjet, Mike Tyson dhe Jake Paul dhe rezultatin e këtij meçi e ka ndërlidh me atë zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Ai ka thënë se në politikën kosovare dihet kush është Mohamed Alia dhe se rezultatit nuk duhet të jetë i ngushtë, por me nokaut.

“Te ne në politikë dihet se kush është Mohamed Ali. Prandaj më 9 shkurt të vitit të ardhshëm kur janë zgjedhjet nuk ka me rezultat të ngushtë e me pikë, por me nokdaun”, ka thënë Kurti.