Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i ka uruar suksese në angazhimet e radhës.
“Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit./teve1.info/