Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga janari i vitit 2025 do të ketë rritje prej 55 euro të pagës për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Ai në një konferencë për media ku ka folur për buxhetin e vitit të ardhshëm ka thënë se punëtorëve të sektorit publik nga korriku do të ketë ngritje page prej 110 euro.
“Ne kemi shkuar në maksimumin lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vleren e koeficientit por ta rrisim, koeficientin për një njësi të secilit punonjës të sektorit publik. Gjithë të punësuarit në sektorin publik pagat do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga muaji korrik i vitit të ardhshëm 2025”, tha Kurti, raporton teve1.info.