Lajme

Kurti nga Mynihu kërkon më shumë investime gjermane dhe mbështetje për integrimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vijuar takimet në kuadër të Munich Security Conference, ku u takua me deputetë të Bundestag-ut gjerman:Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, thuhet se Kurti ftoi për rritje të investimeve gjermane në vend, duke theksuar se mandati i ri qeverisës do të fokusohet, ndër të tjera, në zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore, ndërtimin e digave për ujë të pijshëm dhe stadiumeve, në funksion të organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Po ashtu, Kurti nënvizoi rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, duke filluar me marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri ftoi për më shumë investime gjermane në Kosovë, gjersa ky mandat qeverisës do të jetë mes tjerash edhe i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes, stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Të Ngjashme