Lajme

Kurti nominohet për kryeministër: Pragu për partitë e tjera është 5%, e për LVV është 50 %

Lëvizja Vetëvendosje e do edhe për një mandat kryeministër, Albin Kurtin. K=sht= u votua sot në Këshillin e Përgjithshëm të partisë në pushtet me shumicë votash. Albin Kurti nuk pati kundër-kandidat brenda partisë.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë nominimin për kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Për këtë erdhën delegatet nga qytetet e Kosovës, por jo vetëm.

Pasi të gjitha përgatitjet u bën, filloi edhe mbledhja me intonimin e himnit kombëtar por jo dhe ai i Kosovës.

E pastaj Këshilli ka zgjedhur edhe për një mandat kryeministër, Albin Kurtin.

“Ne kemi pasur vetëm një kandidat, kandidati i vetëm që është paraqitur domethënë dhe i ka mbledh nënshkrimet është Z. Albin Kurti , kryeministri i deri tashëm. Janë mbledh 120 nënshkrime”, tha Sami Kurteshi nga Komisioni Zgjedhor.

E më pas fjalën mori  nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ku dhe prezantoi   kandidat  për kryeministër njëherazi  kreun e LVV-së Albin Kurtin.

“Më lejoni që para jush të propozoj Albin Kurtin kryeministrin e tashëm edhe për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës”, u shprehet nënkryetari i partisë.

Madje sipas Konjufcës si kjo qeverisje nuk ka pasur më herët.

“Me krenari mund të themi së bashku dhe me zë të lartë që kjo ishte qeverisja më e mirë për qytetarët dhe për shtetin tonë, qysh nga Pavarësia e Kosovës”, tha ai

E kur i erdhi radha të parit të LVV-së Albin Kurtit, tregoi se këto zgjedhje janë më të veçantat.

“Me nderin më të madh e pranoj nomimin tuaj si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. 02:24  02:41 Zgjedhjet e vitit të ardhshëm  do të jenë padyshim të veçanta për herë të parë prej shpalljes së Pavarësisë, Kosova do të mbajë zgjedhje të rregullta parlamentare pas një mandate të plotë 4 vjeçar”, tha Kurti.

Madje Kurt i ftoi qytetaret që të votojnë për atë.

“Që  të ushtroni të drejtën tuaj demokratike për të votuar si qytetar të vendit tonë e thirrja ime e dytë si kryeministër i Qeverisë Kurti 3, e  si kryetar i LVV është që ta votoni LVV që zhvillimin dhe progresin e gjithëmbarshëm që kemi nisur ta vazhdojmë edhe më fuqishëm përpara pa u ndalur”, u shpreh Kurti.

Veç të tjerash Kurti tregoi se edhe këtë  vit do të jenë  bashkë në koalicion me Partinë Guxo dhe me Partinë Alternativa.

“Partitë tjera besoj e kanë kollaj, por as nuk e kemi aq vështirë sepse pragu për partitë e tjera është 5% e për LVV është 50 % . 03:05-03:15 I gjithë populli ynë jo vetëm banorët që janë  këtu pra 2 milion e më shumë njerëz e duan VV, por VV i duhen gjysmë milion votues”, tha ai.

Kryeministri i vendit  falënderoi edhe gratë që sipas tij kurrë më shumë gra nuk kanë marrë pjesë në politikë e pushtet sesa tani me qeverisën e tij.

Kronika e realizuar nga Fëllënza Krasniqi