Lajme

Kurti: Ofertat tona u refuzuan, takimi me Abdixhiku pa rezultat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abxhiku ka thënë se takimi përfundoi pa ndonjë rezultat, pas siç tha ai, oferta e tyre u refuzua.

“Ofruam që ta ketë zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Unë kam preferuar që zëvendës imi të bëhet z.Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri. Ne kemi propozuar që të ndërrojnë vendet nënkryetari i LDK-së me kryetaren e Kuvendit nga LVV”,  tha Kurti, raporton teve1.info

Ai ka thënë se në takimet që kanë mbajtur nuk kanë pasur kërkesa, oferta apo propozime për emra konkret. Sipas tij e vetmja që dha propozime konkrete ishte Vetëvendosje.

Kurti tha se nëse nuk ka ndryshim në ditët e ardhshme, i mbetët të konstatojë se ka më shumë vullnet për zgjedhje.

“Nëse nuk ndryshon diçka në këto ditët e mbetura, atëherë mua me mbetët të konstatojë që ka më shumë dëshirë, vullnet për zgjedhje të reja”, tha Kurti pas takimit me Abdixhikun.

 

Të Ngjashme