Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar para ndeshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke dhënë një mesazh motivues për ‘Dardanët’.
Përmes një postimi, Kurti shkroi për rëndësinë e kësaj përballjeje, duke e cilësuar si një moment vendimtar për realizimin e ëndrrës së madhe drejt Kupës së Botës.
“Gjithçka e jona është sonte në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Drejt fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, ka shkruar ai.
