KFOR ka reaguar pas deklaratave të fundit të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, KFOR rithekson faktin se është plotësisht i fokusuar për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka postuar edhe disa foto të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Leposaviçit.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, shkuan KFOR.
Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në Serbi po planifikohen sulme të reja kundrejt Kosovës.
Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti tha sot se strukturat terroriste serbe kanë lidhje direkte me shtetin e Serbisë.
Kurti theksoi se Radoiçiç, i cili u lirua nga gjykata serbe në kohë rekord pas sulmit të 24 shtaorit ku mbeti i vrarë oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, po vazhdon përpjekjet e tij për një tjetër sulm në Kosovë.
Sipas kryeministrit të Kosovës, Radoiçiçi është duke zhvilluar takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s.
“Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste ‘Mbrojtja Civile’, Radoiçiçi është duke mbajtur takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Tashmë është e qartë që asnjë sulm nuk mund të kryhet pa urdhrin e krerëve të Serbisë. Ata shkaktojnë këto sulme të cilët janë të përgatitura prej tyre e të cilave ua caktojnë kohën dhe urdhërojnë marrjen e masave të sigurisë sipas interesave e planeve të tyre, e mbase edhe të Rusisë. Planet për sulme synojnë destabilizimin e situatës. Institucionet e Kosovës në bashkëpunim të afërt me aleatët tanë, po angazhohet për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët pa dallim….terrorizmi është sfidë për ne por nuk ka kurrfarë gjasash të triumfojë në një shtet demokratik sic është Republika e Kosovës. Kur dëgjohet ky rrëfim natyrisht që ngjan i zymtë por i tillë është realiteti i fqinjit tonë, i cili paraqet edhe kërcenim për neve”, tha Kurti.
Kurti tha se ambientet e firmës ‘Jabllanovica’ në Rashkë ngjashëm me ato të ‘Novi Pazar Put’ po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve shpërthyese për sulmet e ardhshme nga Radoiçiqi dhe grupi i tij.
“Por realisht, në këtë ndërtesë strehohen disa nga pjesëtarët e grupit ‘Mbrojtja Civile’ që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës e të cilët instruktor e kanë Uglesha Jarediqin. Paramilitarët e Radoiçiqit po strehohen në objektet që ai i ka në pronësi në këtë park turistik dhe përveç akomodimit, anëtarët e grupit terrorist paguhen rreth 2000 euro në muaj”, u shpreh Kurti.
Sumi i 24 Shtatorit u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite në Kosvë.
Sulmi terrorist ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.
“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin para gazetarëve më 24 shtator.
Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë oficerin e policissë Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.
Një muaj pas, Kurti tha se sulmin “e kreu Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç”.
Kush ishin sulmuesit dhe çfarë u synua?
Zyrtarët kosovarë i quajtën sulmuesit “terroristë” dhe thanë se u organizuan nga udhëheqja e shtetit serb.
“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe, kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë”, shkroi Kurti në Facebook më 23 tetor.
Në të njëjtin postim, ai përmendi edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e quajti “capo-di-tutti-capi” – një term që zakonisht përdoret për të përshkruar udhëheqësin kryesor të një mafie.
Në ditën e sulmit, autoritetet e Kosovës arrestuan disa sulmues, por shumica prej mbi 80 sish ikën nga vendi i ngjarjes.
Gjatë një muaji hetime e bastisje, ato konfiskuan sasi të mëdha armatimi – nga granatahedhësit deri tek eksplozivët.
Sulmuesit “ishin të pajisur si një këmbësori ushtarake”, ishte vlerësimi i ish-kolonelit amerikan, Gian Gentile.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo