Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar lojën e mbrëmshme mes Kosovës dhe Rumanisë.
Kurti tha se kombëtarja e Kosovës pati një mbrëmje të vështirë dhe një fillim që nuk ishte i dëshiruar.
Derisa, i pari i Qeverisë u shpreh se lojëtarët e Kosovës e kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre.
“I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti në Facebook./teve1.info/