Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e solemne të Qeverisë së Kosovës në 18-vjetorin e Pavarësisë, ka thënë se si shtet e shoqëri.
Ai ka përmendur disa nga të arriturat që ka shënuar vendi, duke thënë se për këto duhet të jemi krenarë të gjithë.
Në adresimin e tij, Kurti ka kujtuar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Në këtë ditë feste dhe reflektimi, nuk mund të mos kujtojmë se përfaqësuesit që morën pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Republikës tonë, sot mbahen padrejtësisht në Hagë. Kontributi i secilit prej tyre për shpalljen e pavarësisë është i çmuar dhe historia do të jetë ajo që do ta bëjë gjykimin e drejtë”, u shpreh Kurti.
Ai poashtu duke kujtuar rezistencën paqësore dhe kryengritjen e armatosur të cilat tha se kulmuan me luftën e drejtë të UÇK-së, tha se shpallja e Pavarësisë së Kosovë është një kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin e popullit.
Sot pavarësia jonë mbush 18 vjet, mbase një moshë e re për shtetin por një kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të gjatë si popull. Shteti i Kosovës është nderuar dhe qëndron mbi vlerat e lirisë,demokracisë, barazisë e drejtësisë dhe gjithëpërfshirës. Në këto 18 vite kemi arritur shumë si shtet e shoqëri./teve1.info/
