Lajme

Kurti: Përdh*nimi, mjet lufte që përdori Serbia në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas krimeve të kryera nga Serbia, `mjet` tjetër e ka përdorur edhe përdhunimin në mënyrë të lë pasoja të përhershme në shumë familje.

Në diskutimin e organizuar nga Medica Gjakova për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, Kurti ka deklaruar se nuk duhet të heshtim përballë këtij krimi. Andaj, ka thënë se në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë. Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bën forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet luftë nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi. Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, po hedhim bashkë hapa përpara. Për herë të para, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon përkushtim nga të gjithë ne. Faleminderit Medica Gjakova dhe Medica Mondiale për këtë studim kaq të vlefshëm mbi pasojat. Bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria”, ka deklaruar Kurti.