2
Kosovës dhe të formohet Qeveria e re, pasi sipas tij është e nevojshme që të miratohen buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai shtoi se buxheti i Republikës duhet të përmbyllet brenda muajit shkurt, pasi siç tha ai, me 1 të 12-ën e buxhetit nuk mund të vazhdojë edhe në muajin mars.
“Ne po përgatitemi që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin e sa më shpejt ta formojmë Qeverinë, sepse, siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe Panin e Rritjes me Bashkimin Evropian që është 882, 6 milion euro, e që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar atë që më së shumti e kemi përgjegjësi e obligim, por do të thosha edhe preferencë e ky është buxheti për vitin 2026. Ju e dini që më 1 të 12 Qeveria mund të vazhdojë vetëm edhe në muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdojmë kësisoj , kështu që në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur buxhetin e vitit 2026”, deklaroi kreu në detyrë i Qeverisë, raporton RTK, transmeton Klankosova.tv.
Ai paralajmëroi se kabineti i ri qeveritar do t’i ketë emrat që ishin propozuar kur nuk kishte arritur të zgjidhej qeveria gjatë mandatit të kaluar, por tha sedo të ketë edhe emra të rinj.
Ndërsa i pyetur për postin e presidentit të shtetit, tha se njëherë duhet t’i përmbyllin këto tri hapa e pastaj tha se do të ecin edhe me hapin e katërt “mbarë e mirë”, tha Kurti.