Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari si dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë qenë sot së bashku në një ballkon të hapur.
Sipas kryeministrit, ata kanë diskutuar planet dhe mbështetjen e Qeverisë, që sipas Kurtit, asnjëherë nuk ka qenë më e madhe e më e lartë.
Tutje, Kurti ka thënë se zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritetet kryesore.
“Zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrisë në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit është ndër prioritet tona kryesore, andaj po punojmë çdo ditë që FSK-ja të jetë sa më moderne, sa më e fortë dhe po aq profesionale”, ka shkruar kryeministri në Facebook./teve1.info/