Lajme

Kurti reagon me fjalë të Konjufcës rreth aktakuzës për Banjskën: “Më mirë vonë se kurrë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzës për 45 persona për rastin e sulmit terrorist të Banjskës, ku i akuzuari kryesor është edhe udhëheqësi i grupit Millan Radoiçiq.

Albin Kurti është shprehur i bindur se kjo aktakuzë ka mund të ngritët më herët.

Kryeministri Kurti tha se aktakuzën e ngritur nuk e ka parë, por shtoi se më mirë është vonë sesa kurrë.

“Nuk e kam parë aktakuzën jam i bindur që ka mund të ngrihet shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli ynë ‘’më mirë vonë se kurrë”, por megjithatë duhet ta shohim përmbajtjen e saj në mënyrë që të mund të flasim për të”, tha Kurti.

Dje Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzës për 45 persona të përfshirë në sulmin e Banjskës të Zveçanit.