Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar mbështetjen e vendit për Ukrainën në përvjetorin e nisjes së luftës, duke pritur në Kryeministri gra ukrainase të trajnuara për deminim si dhe gazetarë që qëndrojnë në Kosovë në kuadër të programit JiR.
Gjatë takimit, Kurti theksoi solidaritetin dhe empatinë e vazhdueshme të Kosovës ndaj popullit ukrainas, duke kujtuar se Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt.
Në shënim të përvjetorit të luftës, ai priti në zyrën e Kryeministrisë gra nga Ukraina që morën pjesë në trajnimin për deminim dhe pastrim të mjeteve shpërthyese, si dhe gazetarë ukrainas që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë në kuadër të programit JiR, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës e njohin dhimbjen e dëbimit dhe humbjes, por gjithashtu e dimë se vendet mund të rindërtohen, të shërohen dhe të dalin më të forta. Besojmë se edhe Ukraina do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
