Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Zyrën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë Kurti 3.
Pak më herët, kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njoftoi se i ka dorëzuar Presidentes propozimin për caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e qeverisë së re.
Nagavci theksoi se propozimi është bërë në cilësinë e saj zyrtare në parti, duke shtuar se ky veprim bazohet në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
“Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci.
Pas marrjes së mandatit nga Presidentja, sonte pritet votimi i Qeverisë Kurti 3.
