
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për sulmet që kanë ndodhur gjatë këtij viti në pjesën veriore të vendit.
Sipas tij, 15 sulmet që kanë ndodhur në këtë vit deri të ai i fundit më 29 nëntor në kanalin e Ibër –Lepnecit kanë qenë të përfshirë njerëz të afërt me Milan Radoiçiqin.
Kurti ka thënë se 14 sulmet e kaluara kanë qenë parapërgatitje për atë në kanalin e “Ibër-Lepencit” që ka pas për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike në Kosovë dhe shkaktimin e trazirave.
Në një konferencë për media ai tha se mbrapa sulmin të 29 nëntorit qëndron Milan Radoiçiq.
“Bazuar në informacionet e inteligjencë së Kosovës, mbrapa sulmit terrorist në kanalin e “Ibër –Lepencit” qëndron, Milan Radoiçiq dhe grupi i tij, terrorist që po strehohet dhe po mbështetet nga Serbia”, tha Kurti.