3
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ish-presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Sejdiu dhe Alfred Mosiu.
Në këtë takim është diskutuar rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.
‘’ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ish-Presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun dhe Republikës Kosovës Fatmir Sejdiu.Gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona’’, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë.