BBV

Kurti takohet me këshilltarin britanik për sigurinë, flasin për zgjedhjet dhe bashkëpunimin Kosovë-Britani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi të premten një takim me Jonathan Powell, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për Kosovën, përfshirë zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik, rritjen ekonomike, si dhe sigurinë rajonale.

Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të ngushtë të Kosovës dhe mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të Ngjashme