Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në një darkë zyrtare nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme dhe historike që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, duke veçuar ndihmën ndaj refugjatëve gjatë luftës, rolin e gjeneralit Michael Jackson në periudhën e çlirimit, si dhe kontributin në proceset e pasluftës në shtetndërtim, zhvillim dhe integrim ndërkombëtar.
Kurti gjithashtu ka theksuar se Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në përputhje me vlerat dhe interesat e përbashkëta.
Ai ka përmendur i si fusha konkrete bashkëpunimi stërvitjet e përbashkëta ushtarake, bashkëzbarkimet dhe zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse.
