Lajme

Kurti takon mërgimtarët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tash ju themi investoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë e përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare në New Jersey.

Takimi u organizua nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, me kryetar, Sinan Alimi. Në mesin e të pranishmëve ishte ambasadori dhe miku i popullit tonë, William walker.

Duke i falendëruar për kontributin e dhënë gjatë viteve për Kosovën, Kurti i ka ftuar mërgimtarët të investojnë në Kosovë.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, tha Kurti, thuhet në komunikatën e qeverisë.