Lajme

Kurti takon ministrin për Evropë të Francës, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris është takuar me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është trajtuar rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Po ashtu thuhet se, Kurti dhe Haddad kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në sferën ekonomike si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime e investime mes kompanive të dy vendeve.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, thuhet në njoftim./teve1.info/