Lajme

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti*, të enjten ka pritur në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk .

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Ambasadori McGurk ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Kosovës.

Diskutimet janë përqendruar në zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe në rëndësinë e avancimit të reformave demokratike.

Veçanërisht është theksuar nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.

Në fund, Kryeministri Kurti e ka falënderuar Ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.

Të Ngjashme