Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti që tha se fitoren ia mundësuan gratë, të rinjtë dhe diaspora.
Haradinaj ka th ënë se nuk ka tallje më të madhe se sa të thuhet kjo e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre.
“Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre.”
Ai ka shtuar se rinia s’ka qenë kurrë në gjendje më të pashpresë, se pozita e gruas është e papërfillshme dhe se diasporës i janë mbyllyar të gjitha dyert për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.
“Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta. Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese. Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuar e për tu bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.”
Haradinaj ka shkruar se “kjo gjendje” do të ndryshojë.
“Dhe do të ndryshojë kjo gjendje. Rinia, gratë e mërgata, nuk do të jenë kategori të nëpërkëmbura, por do t’i rikthejmë në vendin që ju takon.”