Lajme

Kurti tubon shqiptarët në Zurich: Mbështetje e madhe nga diaspora

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një takim të madh me mërgatën shqiptare në Zurich, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ndau pamje nga tubimi, duke shkruar shkurt: “Nga tubimi me mërgatën në Zurich të Zvicrës”.

Takimi është karakterizuar nga pjesëmarrje e madhe e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët kanë shprehur mbështetje për Vetëvendosjen dhe qeverinë aktuale.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, salla shihet e mbushur me flamuj kombëtarë dhe brohoritje për Kurtin dhe subjektin që ai drejton.

Të Ngjashme