Lajme

Kurti uron komunitetin serb në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar gjithë qytetarët e komunitetit serb me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse.

Kurti ka thënë se Krishtlindja është kohë e shpresës, e mirësisë.

“Krishtlindja është kohë e shpresës, e mirënjohjes dhe e mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot. Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, ka shkruar Kurti./teve1.info/