Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve Ortodokse për të gjithë besimtarët në Kosovë dhe në mërgatë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përcjellë urimet e tij për besimtarët ortodoksë, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë dhe mesazhin e saj për besim, përkushtim dhe mirësi.
Në mesazhin e tij, ai ka uruar që kjo festë të sjellë paqe, dashuri dhe harmoni në çdo familje, duke e cilësuar Pashkën si një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore.
“Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë! Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje dhe në shoqëri. Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe shqiptarëve që festojnë në trojet tona dhe në mërgatë. Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!”, ka shkruar Kurti.
