Lajme

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku është pritur nga Drejtori i AKI-së, z. Petrit Ajeti, stafi drejtues dhe zyrtarë të tjerë.

Vizita ka shënuar festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 17-vjetorit të themelimit të AKI-së, duke përfshirë ndarjen e certifikatave për zyrtarët e rinj dhe përurimin e një objekti modern në kompleksin e AKI-së.

Kryeministri ka theksuar rëndësinë e inteligjencës në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, duke garantuar që Republika e Kosovës të jetë gjithmonë e përgatitur për çdo sfidë.

Ai ka lavdëruar përkushtimin e vazhdueshëm të AKI-së për të avancuar kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative, duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kurti poashtu, ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë për AKI-në, duke përfshirë rritjen e buxhetit të sektorit të sigurisë, që do të vazhdojë në vitet në vazhdim.

Në këtë kuadër, ai ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për stafin e AKI-së, të cilët shërbejnë me nder dhe atdhedashuri, duke kontribuar në sigurinë kombëtare, rajonale dhe globale./teve1.info/

Të Ngjashme