Lajme

Kurti vlerëson kontributin e vizitoreve ndërkombëtare në promovimin e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në programin “Kosova Ethno-Tour 2026”, të cilat vijnë nga vende të ndryshme të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke u uruar mirëseardhje mysafireve, Kurti i falënderoi ato për vizitën dhe kontributin në promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, pjesëmarrëset janë profesioniste nga fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë e mjedisit, planifikimin urban, shëndetësinë, arsimin, financat, ekonominë dhe teknologjinë e informacionit.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe interaktiv mbi tema të ndryshme, si të drejtat e njeriut, arsimi, kultura, shërbimet publike, teknologjia, bujqësia dhe ekonomia.

Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua rolit të mërgatës, e cila u vlerësua si një ndër ambasadorët kryesorë të Republikës së Kosovës në botë.

Të Ngjashme