Lajme

Kurti: Zhitia e Fazliu veprimtarët më të denjë të vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka bërë homazhe pranë varreve të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 35 vjetorit të rënies së tyre.

Kurti tha se Zhitia e Fazliu, ishin veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të paepur dhe heronjtë e vendit tonë.

Ai tha se punën kryesore për shtetin e Kosovës e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Para 35 vjetëve mbi 6 orë kanë zgjatur luftimet në lagjen Bregu i Diellit tek hyrja e tretë e bllokut të tretë ku luftuan Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, derisa ranë heroikisht për çlirimin e Kosovës dhe për dëbimin e forcave okupatore e armike serbe nga atdheu i ynë…Kur Evropa po çlirohej nga diktatura dhe po bashkohej në Kosovë po niste apart hejdi. Ato kanë qenë rrethana tejet të vështira, të pa imagjinueshme për neve sot dhe në ato rrethana janë kalitur veprimtarët më të denjë, luftëtarët më të pa epur dhe heronjtë e popullit tonë që janë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që do të vazhdojnë rrugën e tyre deri tek kryengritja popullore e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ne nuk harrojmë prej nga vijmë dhe nuk harrojmë që pjesën më të madhe të punës dhe kryesore e kanë kryer dëshmorët e kombit. Ndërkaq, neve të tjerëve na ka ngelur një pjesë e rëndësishme e punës, por megjithatë shumë më e vogël sesa e atyre”, tha Kurti./teve1.info/