Ministrja e sapozgjedhur e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari- Lila, ka publikuar një video nga zyra e saj e vjetër si shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në profilin e saj zyrtar, Kusari- Lila tha se pesë vitet e kaluara ishin plot me sfidë, angazhime e beteja politike, por sipas saj, gjithmonë në interes të qytetarëve.
Ajo falënderoi qytetarët për mbështetjen e saj tashmë me një punë të re si ministre.
“Për herë të fundit po adresohem nga zyra ime në Kuvendin e Kosovës nga cilësia e kaluar si shefe e grupit parlamentar dhe tashmë si ministre e Tregtisë. Pesë vitet e kaluara ishin përplot me sfida, suksese, angazhime dhe beteja të panumërta politike, por gjithmonë me interesin e qytetarëve të Republikës përpara nesh dhe udhëzues për secilin veprim të mëtutjeshëm. Jam falënderuese për mbështetjen”, tha Kusari Lila.
Dje më 11 shkurt është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe është formuar Qeveria Kurti 3.
