ShowBizzz

“Kush dëshiron ta shohë Doresën të zhveshur?”/ Familja e Jonës bën postimin e fortë

Përplasja mes Jonës dhe Doresës në “Big Brother VIP Kosova” vijon të marrë vëmendje, ndërsa në rrjetet sociale po dalin në pah të tjera materiale që lidhen me konfliktin mes tyre.

Këtë herë, familjarët e Jonës kanë publikuar në InstaStory një tjetër screenshot, që pretendohet se i përket një postimi të vjetër të bërë nga Doresa në Snapchat.

Në imazhin e shpërndarë shfaqet një mesazh në gjuhën gjermane, të cilin familjarët e banores e kanë përkthyer për ndjekësit: “Kush dëshiron ta shohë Fatjonën të zhveshur apo videon e saj? Bëni screenshot”.

Sipas tyre, ky postim i përket disa viteve më parë dhe dyshohet se ishte drejtuar ndaj Jonës. Ai është pjesë e një serie publikimesh që familjarët kanë shpërndarë së fundmi në profilin zyrtar të banores, duke rikthyer në vëmendje deklarata dhe komente që pretendohet se Doresa ka bërë në të kaluarën.

Materiale të tilla ishin diskutuar edhe më herët në rrjet, por tashmë po publikohen nga familjarët e Jonës, duke nxitur reagime të shumta.

Vetë Jona e ka ngritur këtë çështje edhe gjatë përballjes së së premtes me Doresën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë diskutimit, ajo u shpreh se do të pranonte të kërkonte falje, por vetëm nëse edhe Doresa do të bënte të njëjtën gjë për veprimet e saj të mëparshme.

Të Ngjashme