ShowBizzz

Kush do ta gëzojë përqindjen më të madhe nga pasuria 6.8 miliardë dollarë e Berlusconit

Pasi bëri debutimin e tij në listën e dytë të miliarderëve në Forbes në vitin 1988 me një vlerë neto të vlerësuar prej 1 miliard dollarë, Berlusconi u shfaq në çdo renditje të mëvonshme deri në vdekjen e tij.

Forbes vlerëson se Berlusconi kishte një vlerë neto prej 6.8 miliardë dollarë në kohën e vdekjes së tij

Sipas dosjeve të fundit të kompanisë në regjistrin italian të biznesit, Berlusconi zotëronte drejtpërdrejt 61.2% të Fininvest, ndërsa fëmijët e tij më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, zotërojnë secili 7.65%.

Eleonora, Barbara dhe Luigi – fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e dytë me aktoren Veronica Lario – zotërojnë secila 7.14% të firmës.

Marina ka kryesuar Fininvest që nga viti 2005, ndërsa Barbara, Luigi dhe Pier Silvio shërbejnë në bordin e drejtorëve të kompanisë.

Shumë njerëz po pyesin se kush do të marrë përsipër “portofolin” e rëndë të tij.

Ai la pesë fëmijë nga dy martesa. Në vitin 1965 u martua me Carla Elvira Dal’Olio dhe në 1990 me Veronica Lario.

Nga martesa e parë pati dy fëmijë, Marina (1966) dhe Pier Silvio (1969), ndërsa nga e dyta Barbara (1984), Eleonora (1986) dhe Luigi (1988).

Vajza e tij e madhe Marina pritet të ketë një rol të rëndësishëm, sipas Reuters. Në veçanti, fëmijët më të mëdhenj, Marina dhe Pier Silvio, pasi janë përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e kompanive të Berlusconit që kur babai i tyre hyri në politikën italiane në fillim të viteve 1990.

Fëmijët më të vegjël, Barbara, Eleonora dhe Luigi, nuk kishin role ekzekutive kaq të larta në menaxhimin e bizneseve.

Pyetja kryesore është nëse uniteti i familjes mund të ruhet pas largimit të Berlusconit dhe çfarë ndikimi mund të ketë kjo në të ardhmen e biznesit televiziv, mbi të cilin 86-vjeçari ndërtoi pasurinë e tij.