Pas tetë vitesh qeverisje nga Partia Nacionaliste Ligji dhe Drejtësia, Polonia është në majë të një epoke të re – jehona e të cilës do të ndjehej në të gjithë kontinentin.
Tusk, i cili e drejtoi atë, është një ish-kryeministër polak dhe president i Këshillit Evropian.
Shfaqja e tij në Zgjedhjet e përgjithshme të tetorit, në të cilat ai drejtoi një grup të partive opozitare drejt fitores, tregon se edhe në një të sistem me mangësi, është e mundur të mposhten populistët e rrënjosur.
Për këtë shkak, ai shërben si një rreze shprese për centristët anembanë Evropës dhe më gjerë, të cilët e pranojnë me dëshpërim sesi forcat populiste u zhvendosën nga skajet, në pozicione të pushtetit.
(Kujtoni: Giorgia Meloni në Itali, Robert Fico në Sllovaki, Geert Wilders në Holandë dhe Donald Trump përtej Atlantikut.)
Kjo është arsyeja pse ai ka kryesuar listën vjetore POLITIC0 28, në renditjen e njerëzve më me ndikim të Evropës për vitin e ardhshëm.
Nëse Tusk arrin të formojë një qeveri koalicioni dhe të bëjë kthimin e tij madhështor si kryeministër, është zotuar ta bëjë Poloninë zemrën e vendimmarrjes së BE-së.
/tiranapost