Fermerët janë ndarë në dy grup për sfidën e ardhshme të dhënë nga Agai.
Në një zafr, i cili u lexua nga Valeri ata u njoftuan se në “Ferma VIP” do të ndaheshin grupi i djemve dhe grupi i vajzave.
Secili grup, do zgjidhte një ambient se ku do qëndronte për disa orë dhe ku do të kishin një zarf për të zgjidhur disa pyetje.
Për këtë sfidë, vajzat zgjodhën të qëndrojnë në dhomën e ndenjes, ndërsa djemtë në dhomën e gjumit.
Tashmë pritet të shihet deri në përfundim të sfidës, se kush do të jetë grupi fitues dhe cilat do të jenë avantazhet që do të ketë nga Agai./vizionplus.tv