Dona, Khuba, Anada, Blerina, Teni dhe Fairfax janë 6 fermerët më pak të votuar nga publiku, në një votim që u hap që prej të hënës.
6 fermerët, do të ndahen në grupe me nga dy persona.
“Fati” vendosi që grupet të jenë Teni-Fairax, Anada-Blerina dhe Dona-Khuba.
Çiftet do i nënshtrohen një sfide. Ai që fiton, shpëton dhe vazhdon garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Dy çiftet e tjera, do të shkojnë në një televotim kokë më kokë dhe ajo dyshe që do jetë më pak e votuar, do të largohet nga gara.
