ShowBizzz

Kush kë e tradhton?

Shpesh dëgjon historitë e tradhtive që ndodhin rëndom mes çiftesh. Ato pa dyshim të duken të frikshme dhe mendon se kjo gjë mund të të ndodhë edhe ty…

Keni shumë të drejtë të trembeni, është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo, prandaj të dashuruar besnikë, përgatituni për një situatë të ngjashme dhe para se të derdhni lot, në fillim duhet të mendoni se e gjithë kjo nuk është vetëm një histori më shumë dështimesh në një lidhje dashurie, sesa një kauzë për të cilën jeni të bindur se nuk doni ta humbni për asnjë arsye.

Në fillim duhet të keni parasysh një frazë: Të dashurit besnikë janë një specie në zhdukje. Burrat nuk janë më ata që dinë të sillen sikur me femrat, të presin për një kohë të gjatë derisa t’i pranosh apo të binden lehtësisht se kjo histori dashurie është pragu që të çon drejt një martesë të lumtur, të mbushur me britma fëmijësh. Përgjigjja është fare e thjeshtë, rreth 90 për qind e meshkujve të intervistuar në Evropë kanë pohuar me plot gojë se kanë thyer besnikërinë e femrave të tyre, ndërsa ato mendojnë se kjo mund të ndodhë me burrat e grave të tjera, por kurrsesi me ata që kanë në krah.

Të intervistuarit pohojnë se mbi 59 për qind prej tyre se duan të martohen me vajzën që duan, por nuk e mohojnë se ky do të jetë kufiri i prerë që i ndalon ata të tradhtojnë, të shkojnë me ish-të dashurat e tyre apo të kalojnë një natë magjike në krahët e një femre pasi kanë dalë me shokët në lagjen e dikurshme.

Mos harroni! Martesa është sinonim me ekskluzivitetin në sytë tuaj. Por në fakt, nuk është vetëm një simbol i fuqishëm që na bind të ëndërrojmë, por kurrsesi të mendojmë se ai “ta dredh”…!

Ekziston dashuria e vërtetë?

Nëse ka një bazë mbi të cilën një çift duhet të krijohet, ajo është besnikëria dhe besimi reciprok. Ky fakt konfirmohet edhe nga 53 për qind e të intervistuarve, por ka edhe një anë tjetër të medaljes: sa jetëgjatësi ka një marrëdhënie. Kur dikush dashuron, është normale që mes tyre të krijohet një marrëdhënie e privilegjuar, por në momente të caktuara kërcet dhimbshëm. Askush nuk mund ta mohojë faktin se edhe kur jeni me mashkullin tuaj ideal për krah, keni një dëshirë të fshehur për dikë tjetër. Kjo, qoftë edhe për një aventurë të shpejtë, që doni ta mbani sekret. Tani duhet të arrini në përfundimin se nuk ekziston kurrë i dashuri ideal apo mashkulli perfekt. Por nuk ndodh e njëjta gjë me atë që keni një lidhje fikse. Mund të ndodhë që për një mijë e një arsye ju mund të rrini me të, por arsyeja kryesore është sepse ndiheni e sigurt dhe njëkohësisht, por kaq e bindur se asnjë nuk mund të shkojë me të, përveç teje. Gaboheni! Pabesia është e dyanshme. Kur një çift flet për bashkëjetesë, lumturinë, nuk duhet të harroni edhe raundin tjetër: tradhtinë.

Nuk duhet të harrojmë, të tradhtohesh nga partneri apo partnerja është një traumë, një dhimbje e fortë dhe një dëshpërim i cili të nxit drejt hakmarrjes. Këtë të fundit harrojeni. Në fillim dëgjo motivet dhe më pas reflekto mbi situatën…!

Tradhtia është vetëm seks?

Do të donim që ta besojmë këtë, por nuk është e vërtetë, pasi ndjenjat e forta të tradhtisë mund të godasin partnerin dhe lidhjen tuaj. Shpesh ndjenjat janë më të fuqishme se tradhtia fizike. Në fakt, ndjenjat na bllokojnë, vështirë i largojmë nga mendimet, na përcjellin kudo dhe gjithmonë, madje edhe kur jemi në shtrat me partneren. Momentet e përjetuara me tjetrin, partneri juaj do ta kuptojë si tradhti emocionale. Dhe ju, ndoshta, më nuk do të mund të ktheheni në lidhjen tuaj. Ju mendoni se nëse ju tradhton, nuk ju do! Sa e vërtetë është kjo? Zakonisht pohohet kjo teori, por shumica që e mbështesin pranojnë se ata që tradhtojnë, nuk duan vërtet. Megjithatë, këtu është fjala për diçka tjetër. Nëse partneri/ja ju tradhton, atëherë ai/ajo nuk ju respekton, pra nuk respektohet marrëveshja juaj. Por, kjo në asnjë rast nuk do të thotë që nuk ju do 100 për qind. Në fakt, shumë njerëz mund të dallojnë realisht ndryshimet mes dashurisë dhe seksit: E vetmja gjë që duhet të shikoni, është në ky përkufizim i dashurisë ju mjafton…!

Një diskutim liberal

Nëse do të flasim për tradhtinë, shpesh është e pashpjegueshme prania e një debati liberal dhe e gjithë kjo vjen nga morali. Sipas sondazhit, 44 për qind pranojnë se pabesia është e padurueshme, një nivel ku diskutimit nuk i lejohet asnjë vend. Gjithsesi, harrojini të gjitha këto. Ky është një gabim dhe duhet të bindeni se ky gabim nuk ndodhi rastësisht. Të diskutosh tema të tipit “ai është më i pashëm” dhe kjo i favorizon drejt shkeljes së besnikërisë është një argument jo bindës. As që mos e çoni në mend se angazhimet e tua janë një tjetër arsye për fajësim. Sigurisht, në do të duan që kjo të mos jetë e vërtetë, por nuk ka asnjë përpjekje për të kontrolluar impulset e tij, prandaj ka ardhur momenti të flisni pa doreza dhe të merrni përgjegjësitë tuaja. Momenti më i bukur i këtij diskutimi liberal nuk është veçse një përgjegjësi, një detyrim i cili i dorëzon vullnetarisht të dyja palët para një marrëdhënieje, ku duhet të dalë në pah besnikëria apo mungesa totale e saj.

Nuk duhet të harroni edhe një detaj tjetër, po kaq të rëndësishëm: jetëgjatësia e lidhjes ose e thënë ndryshe, sa kohë keni që bashkëjetoni. Nëse kjo ka ndodhur pak pasi ju keni nisur të ndani të njëjtën shtëpi, nxitoni t’i jepni fund, nëse e gjithë kjo vjen pas një historie të gjatë, duhet t’i jepni atij kohën e nevojshme të kuptojë arsyet e vërteta të kësaj tradhtie. Besnikëria nuk është kurrsesi teori, por një argument praktik që do kohë të zbatohet dhe të fitohet, derisa e gjithë kjo të kthehet në një bindje që ka lidhje më shumë me trurin sesa me zemrën. Në fund, donim t’ju inkurajonim për të mos u nxituar në hapin tjetër që do të merrni. Për një kohë të gjatë, gratë ndihen të frikësuara nga pabesia dhe tradhtia, i neveritet mashkulli deri në hakmarrje, por nëse gjithë këto ndjenja dhe pështjellime e kanë mbushur kupën, është më mirë të ndaheni. Ai nuk është mashkulli që ju bën të lumtur, por një vegël që qëllimisht ju shkakton vuajtje…!