LifeStyle

Kush na bën të lumtur, paraja apo koha?

Një studim thotë se paratë blejnë lumturi – por vetëm deri në një pikë të caktuar. Pasi  të keni bërë 75,000 dollarë në vit, rritja e të ardhurave tuaja nuk do t’ju bëjë më “të lumtur”.

Paraja mund ta blejë lumturinë në njëfarë forme, por kjo nuk do të thotë që paraja është gjithçka. Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e vlerësojnë kohën më shumë sesa partë, janë më të lumtur.

Një studim i vitit 2010 ka zbuluar një lidhje mes lumturisë dhe rrogës. Ky studim kishte zbuluar se njerëzit që fitojnë më shumë para janë më të lumtur, derisa rroga e tyre të arrijë 75,000 dollarë.

Hulumtuesit në UCLA dhe Wharton kanë studiuar më tërësisht këtë dhe kanë shikuar se si koha ndikon në këto rezultate.

TS Poll - Loading poll ...

Përmes eksperimenteve dhe anketimeve të shumta, ata zbuluan se dy të tretat e të anketuarve thanë se preferojnë më shumë paratë sesa kohën.

“Përgjatë hulumtimeve ne kemi pyetur mijëra amerikanë se a e preferojnë më shumë kohën apo paratë. Pavarësisht se shumica e njerëzve kishin zgjedhur paratë, zgjedhja e kohës ishte ndërlidhur me lumturi më të madhe,” shprehen hulumtuesit.

Sidoqoftë, është mirë të dimë se paraja na bën të lumtur, por në fund të ditës është vetëm një mjet.