Lajme

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit, 24 gusht 2026

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash dhe hera-herës deri të dendura kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore të vendit reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

Të Ngjashme