Këto janë shenjat që do t’ju tregojnë se shoku juaj më i mirë është në të vërtetë i dashuruar marrëzisht pas jush.
1. Bën pyetje të vazhdueshme për djemtë tjerë. Është krejtësisht normale që miku juaj të pyesë se si ka qenë takimi, por nëse vazhdon t’ju pyesë për të dhe kërkon detaje – mund të ketë diçka tjetër që po ndodh.
2. Njerëzit përreth jush mendojnë se jeni çift. Miku juaj mund t’i japë ato ndjesi dhe ndoshta edhe të veprojë sikur jeni një çift i vërtetë! Njëkohësisht dilni sikur të jeni çift, d.m.th ai ju thërret gjithmonë të dilni dhe të jeni vetëm ju të dy.
3. Ju përqafon shpesh, gjatë dhe me pasion, dhe nuk përmend kurrë vajza tjera. Nuk i përmend kurrë vajzat e tjera sepse nuk ka vajza të tjera. A nuk është e çuditshme që ai nuk ka gjetur asnjë vajzë deri tani?
4. Ju telefonon vazhdimisht. Mos harrojmë të përmendim se me siguri ju merr në telefon gjatë gjithë kohës dhe se vazhdimisht ju dërgon SMS apo postime në rrjetet sociale.
5. Gjithmonë ju gjendet pranë. Dhe kur është e vështirë – ja ku është ai, gjithmonë aty për t’ju mbështetur dhe për t’ju gëzuar nëse është e nevojshme. Ai thjesht e di se çfarë të bëjë për t’ju bërë të ndiheni më mirë.