Lajme

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Deputetët do të mblidhen me fillim nga ora 12:00, për të diskutuar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive të ujit, shkruan IndeksOnline.

Në seancë do të diskutohet gjithashtu për mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kjo është seanca e dytë e jashtëzakonshme për këtë javë, pas asaj të së hënës, ku u diskutua për mungesën e ushqimit në FSK.